NË VENDIN TONË 3.559 RASTE AKTIVE ME COVID-19
Ministria e Shëndetësisë konform të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se në tre ditët e fundit, nga 12 deri më 14 Gusht, nga 2.095 testimet e kryera janë regjistruar 889 raste të reja me COVID-19. Prej tyre 199 janë riinfektime.
Autoritetet e shëndetësisë kanë njoftuar edhe për 1.228 pacientë të shëruar.
Gjatë tre ditëve, janë shënuar 7 viktima që kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Viktimat janë të moshës nga 72 deri më 91 vjec. Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19, njoftohet edhe për tre viktima tjera që kanë ndërruar jetë në periudhën nga 28 Korriku deri më 01 Gusht 2022.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetësisë, numri I përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë, nga fillimi i epidemisë, ka mbërritur në 335.451, numri I të shëruarve është 322.468 kurse numri I viktimave shkon në 9.424.
Për momentin në vendin tonë shënohen 3.559 raste aktive.