MSh-ja e drejtuar nga Hamasi raporton për vdekje pranë shkollës së OKB-së në Gaza

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se të paktën 27 persona janë vrarë nga një sulm izraelit pranë një shkolle të OKB-së në Jabalia në Rripin verior të Gazës.

BBC nuk është ende në gjendje të verifikojë këtë shifër dhe ka kontaktuar OKB-në për koment, raporton Klan Kosova.

Në pamjet e publikuara nga agjencia e lajmeve AFP shihen disa të plagosur në vendngjarje.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, të cilat kanë kryer sulme në zonën e Jabalia ditët e fundit, nuk kanë komentuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share