MSH: Barazim të çmimeve mes shtetasve të Kosovës dhe shtetasve të RMV-së, vetëm për shërbimet shëndetësore private

Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut thonë se barazimi i shërbimeve shëndetësore mes shtetasve të huaj dhe të RMV-së janë vetëm tek ato private.

”Lidhur me çmimoren për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për shtetasit e huaj, Ministria e Shëndetësisë informon se të gjitha klinikat dhe institutet universitare janë pajisur me letër për harmonizimin e listave të çmimeve për shërbimet shëndetësore private të të huajve me qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë të pasiguruar dhe paguajnë privatisht.

Theksojmë se kjo nuk ka të bëjë me barazimin e çmimeve midis shtetasve të huaj dhe shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por me barazimin me pacientët privatë që nuk janë të siguruar shëndetësor, domethënë që nuk paguajnë sigurim shëndetësor.

Prandaj, këto ndryshime nuk kërkojnë ndonjë ndryshim në ligj, pasi disa nga klinikat dhe institutet tashmë kishin lista të barabarta çmimesh, pra një listë çmimesh për shërbimet shëndetësore private.

Ky ndryshim u jep shtetasve të huaj të drejtën për të zgjedhur midis institucioneve publike dhe private, duke promovuar shëndetin publik si një shërbim shëndetësor të përballueshëm dhe efektiv në vendin tonë konkurrues në tregun e punës.

Çmimi është i njëjtë. Shtetasit e maqedonisë që nuk kanë sigurim shëndetësor do të paguajnë të njëjtin çmim si të huajt sepse është një shërbim privat. Kjo do të thotë se qytetarët të cilët paguajnë sigurim shëndetësor në asnjë mënyrë nuk do të jenë në pozitë vartëse për të paguar taksën ndaj shtetasve të huaj, qytetarët sigurisht që do ta paguajnë pjesëmarrjen e tyre, që do të thotë, ata do të paguajnë më lirë. Kjo ka funksionuar edhe më parë në disa klinika shtetërore, dhe tani iniciativa po vazhdon edhe në klinika të tjera” – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share