Çerdhja “Valbona 2001” në Likovë jashtë funksionit – Pse s’ka “dritë jeshile” nga MPPS-ja?!

Çerdhja “VALBONA 2001” gjendet në Mateç të Komunës së Likovës. Mban emrin e një dëshmori të kombit por mbetet jashtë funksionit kurse fëmijët ende janë në pritje të hapjes zyrtare.

Objekti është me standarde të larta kurse pritet vetëm aprovimi nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, pasi sipas Kryetarit të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, Ministria e Financave e ka dhënë pëlqimin.

“Për Komunën e Likovës Ministria e Financave është bërë aprovimi i ka miratuar kërkesën tonë të cilën e kemi dorëzuar deri në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale. MPPS ka vazhduar mbas ligjit deri te Ministria e Financave. Ministria e Financave e ka kthyer mbrapa e ka aprovuar pëlqimin dhe tash vetëm një shkresë përcjellêse duhet nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale që të drejtohet deri tek Çerdhja për të vazhduar procedurat tjera”, tha Arifi.

Kreu i Likovës shtoi se lënda është në Ministrinë për Punë dhe Politikë Soiciale ndërsa pëlqimet janë kthyer mbrapsht nga e njëjta:

“Lenda eshte ne Ministrine per Pune dhe Politike Sociale dhe ne Minstrine e Financave ku ne si Komune jemi interesuar do te thote dhe kemi kerkuar ku disa here nga Ministria per Pune dhe Politike Sociale eshte kerkuar qe te korigjohen tabelat e kerkesave dhe ne ne baze te udhezimeve nga ana e ministrise i kemi kryer tegjitha obligimet te cilet i ka komuna i kemi dorezuar ne Ministrine per Pune dhe Politike Sociale nga MPPS jane dorezuar ne Ministrine e Financave dhe kemi kontaktuar jemi koordinuar atje dhe pelqimet jane kthyer mbrapsht ne MPPS ne baze te i formacioneve te cilat mi ka dhene nga kabineti i Ministrise se Financave dhe faktikisht pelqimet jane ne Ministrine PPPS dhe sot e kesaj dite nuknkane arritur ne objektin e çerdhes Rrezja në Fshatin Orizara”, deklaroi Arifi. 

Ndërkaq, dje Ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Fatmri Limani, lidhur me çerdhen në Komunën e Likovës, tha se pret aprovimin e Ministrisë së Financave.

Por, kreu i Likovës, Arifi i tha Klan Maqedonisë se pëlqimin Ministri e Financave e ka dhënë ndërsa lënda është kthyer në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Derisa vazhdojnë këto pohime kundërthënëse, mbi 100 fëmijë presin hapjen e çerdhes “Valbona” ndërsa dyert vazhdojnë të mbeten ende të mbyllura. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share