MPPS: Fillon pagesa në faza e pensioneve të shtatorit

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sot fillon pagesa në faza e pensioneve për muajin shtator, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe.

Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit:

Për pensionet në lartësi deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.09.2022 (e enjte);

Për pensionet në lartësi prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.09.2022 (e premte);

Për pensionet në vlerë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 03.10.2022 (e hënë), dhe

Për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 4 tetor të vitit 2022 (e martë).

Pensionistët që përdorin një kartelë pagese, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni mund t’i disponojnë paratë nga sot. Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, t’i përdorin mjetet për pagesë në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike, informojnë nga MPPS.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share