MPJ: Refuzohet kërkesa ruse për shfrytëzimin e hapësirës ajrore

QEVERIA KA MIRATUAR VENDIMIN PËR MBYLLJEN E HAPËSIRËS AJRORE PËR AVIOKOMPANITË RUSE

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka refuzuar kërkesën e Ambasadës ruse për leje speciale të shfrytëzimit të hapësirës ajrore për një fluturim për në Beograd. Njoftimi vjen pas anulimit të vizitës në Serbi të Shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, pasi Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin mbi hapësirat e tyre ajrore.

Ministria e Punëve të Jashtme, sic thuhet në komunikatë, sqaron se vendimi është marrë për shkak se Qeveria e RMV-së tashmë ka miratuar një vendim të përgjithshëm për mbylljen e hapësisë ajrore të RMV-së për avionë pronë të Federatës ruse.

RMV-ja më 27 Shkurt, tri ditë pas invazionit rus në Ukrainë, mbylli hapësirën ajrore për aviokompanitë ruse, duke u kuçur në valën e parë të sanksioneve evropiane kundër Kremlinit. Përjashtime nga kjo ndalesë përbëjnë vetëm fluturimet humanitare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share