Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Liban të largohen nga atje për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.
“Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ai. Gjithashtu apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore në këtë vend.
Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës dhe rrjedhimisht zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Libani.
Si gjithmonë, Ministria e Punëve të Jashtme i vë të gjitha kapacitetet e saj për t’i ndihmuar qytetarët tanë dhe rikujton në SOS linjën telefonike të Ministrisë së Punëve të Jashtme +389 75 268 736 (email adresa: [email protected] )”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.