MPJ: Projekti MKARTA po zgjerohet me 68 përfaqësues të rinj të diasporës

Dy vjet pas promovimit fillestar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, lista e bartësve të MKARTËS po zgjerohet, me gjithsej 68 përfaqësuesë të diasporës me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Ministria e Punëve të Jashtme, në maj të këtij viti bëri shpallje publike për përfshirje në projektin MKARTA në të gjithë diasporën dhe mes emrave të rinj të përfshirë në projekt ka shkencëtarë dhe studiues, profesorë universitarë, analistë të fushave të ndryshme, kryeredaktorë të botimeve të diasporës, mjekë specialistë, drejtorë të klinikave më me renome, artistë, biznesmenë, drejtorë të kompanive të njohura, trajner sportiv, gastronom me renome botërore, shkrimtar të ri e shumë të tjerë.

Projekti MKARTA është konceptuar si rrjet i individëve të dalluar të diasporës jashtë vendit, të cilët me angazhimin dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në avancimin e miqësisë, partneritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe mjediseve të reja në të cilat jetojnë. Përveç njohjes simbolike të punës së tyre të jashtëzakonshme, me projektin forcohet lidhja e këtyre personave të dalluar me shtetin dhe hapen mundësi për bashkëpunim të shtuar dhe rolin e tyre proaktiv të institucionalizuar në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share