MPJ përgënjeshtron qëndrimet e Trajanovit/ Detajet finale të propozimit francez janë dakorduar edhe me presidentin Macron!

Ministria e Punëve të Jashtme ka hedhur poshtë shpekulimet e Kryetarit Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov për mënyrën se si është krijuar propozimi i Bashkimit Evropian për përmbajtjen e kornizës së negociatave dhe dokumenteve shoqëruese me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut filloi negociatat për anëtarësim të plotë me Unionin.

Në këto spekulime të pahijshme, BE-ja vihet në dukje si një subjekt politik jo i besueshëm, i cili merr udhëzime nga selitë lokale apo partiake për vendimet kyçe që kalojnë në organet më të larta të administratës evropiane dhe që realizohen në nivelin më të lartë – në Samitet e Unionit, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme, nga ku potencojnë veprimet e këtilla cënojnë diplomacinë e vendit dhe bëhen për të përfituar pika ditore politike.

“Opinioni u njoftua se disa detaje finale ishin harmonizuar drejtpërsëdrejti me Presidenti Macron, në margjinat e Samitit të NATO-s në Madrid, përmbajtja e të cilit me kujdes ishte konsultuar nga politika e jashtme në kuadër të kreut shtetëror. Duke marrë parasysh se kryesimi I atëhershëm me BE-në ishte I Francës, ky propozim përfundimtar joformalisht quhet “Propozimi Francez” edhe pse paraqet pozicioni zyrtar të BE-së, të hramonizuar me konsensus nga 27 vendet anëtare, duke llogaritur edhe Bullgarinë”, thonë nga MPJ.

Përndryshe mbrëmë  Kryetari i LD-së, Pavle Tarajanov, gjatë një prononcimi për Kanal 5, theksoi se “konturat e propozimit francez janë dakorduar mes BDI-së dhe përfaqësuesve nga Bullgaria afër Reçicës së Vogël. Më pas propozimi është dërguar në Bruksel përmes lobistëve, që të duket sikur është propozim evropian./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share