MPJ: Nota e protestës ambasadorit Bullgar do t’i dorëzohet me rrugë diplomatike

DAVKOVA: MENDOVA TË LARGOHESHA, POR DO TË KISHA BËRË SKANDAL

Nota e protestës ambasadorit bullgarr në vend Zheljasko Radukov do ti dorëzohet përmes rrugës diplomatike thonë nga Ministria e jashtme pasi ai dje nuk pranoi ta mar të njejtën gjatë bisedës në ministri ku u ftua për shkak të skandalit me mos vendosjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut gjatë takimit të preësidentës Gordana Siljanovska Davkova me homologun e saj bullgar Radev në Sofje.

Presidentja Siljanovska në një intervistë për TV Sitell mbrëm duke folur reth skandalit me flamurin në Sofje tha se ka menduar të largohet dhe të mos  fotografohet por kështu do të kishte shkaktuar skandal edhe më të madhë.

“Vendosa që është më mirë të mos bëj skandal, ndaj nuk e bëra skandalin apo gafën, por drejtuesi ndoshta ka bërë një anashkalim. Unë prisja që dikush të më thoshte paraprakisht se do të kishte një regjistrim që të përgjigjesha se, shikoni, ndoshta protokolli juaj thotë, por pres një marrëdhënie tjetër, jo se nuk respektoj protokollin, por se e di. atmosfera e ndezur si në vendin tjetër, ashtu edhe në vendin tjetër”, tha presidentja e vendit.

E pyetur nëse ka shef protokolli dhe nëse do të ketë përgjegjësi për të në lidhje me ngjarjen, Siljanovska-Davkova tha se nuk do të ketë një gjë të tillë.

Ndryshe ministri I punëve të jastme Timco Mutsunski I cili në sofje qëndroi bashke me presidenten Siljanovska në një intervistë për emisionin 360 tha se pret nga Bullgaria kërkim falje për skandalin me flamurin.

“Nëse pala tjetër ka qasje të sinqert, siç bëjmë ne, atëherë është e natyrshme të kërkojmë falje pas një gabimi të tillë protokollar dhe mund të themi se ka qenë gabim dhe se nuk është synuar asnjë formë ofendimi apo poshtërimi i ndërsjellë. Atëherë do të besojmë se edhe pala tjetër vepron me mirëbesim në këto marrëdhënie. Nuk do të doja të zhgënjehem nga fqiu jonë dhe të shoh mungesë të reagimit. Ne do të vazhdojmë të jemi një aktor pozitiv në rajonin tonë, por do të shohim pas reagimit ndaj këtij rasti, ku ka pasur një dështim të dukshëm protokollar nga ana tjetër, cili është qëllimi i presidentit aktual dhe i kabinetit teknik” – tha Mucunski.

Presidenti Bullgar Radev dhe këshilltari I tij Dimitrov dje deklaruan se nuk bëhët fjalë për skandal rreth mosvendosjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut pasiqë vizita e presidentes SIljanovska Davkova ka qenë jozyrtar. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share