MPJ: Një vit nga dialogu strategjik RMV – SHBA

OSMANI-AGELER: PARA RMV-së JANË VENDIME TË VËSHTIRA, SHBA-të MBËSHTESIN PROCESET

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe Ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler, përmes një video-mesazhi të përbashkët kanë uruar përvejtorin e dialogut strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA. Osmani dhe Aggeler, sic njofton KlanM, riafirmuan angazhimet e përbashkëta për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe mbështetjes së SHBA-ve për proceset eurointegruese të vendit.

Dialogu strategjik është kthesa e rëndësishme në marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe Shkup – Uashington, tha Ministri I Jashtëm Bujar Osmani, duke shtuar se SHBA-të janë pjesë e rrëfimit tonë që nga pavarësia e vendit.

“Si partner strategjik para nesh janë aktivitete me qëllim të adresimit të sfidave të vendit sic është përforcimi I mëtejshëm I modelit tonë autentik të demokracisë funksionale multietnike, lufta kundër korrupsionit, investimet në infrastrukturë, por edhe integrimi I vendit në BE, që është interesi ynë I përbashkët” – tha Bujar Osmani.

Ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler, sic njofton KlanM, duke potencuar rëndësinë e dialogut strategjik, tha se rruga e Maqedonisë së Veriut nuk ka qenë e lehtë, duke shtuar se duhet të meren vendime të vështira.

“Rruga e evdnit deri në këtë moment vendimtar nuk ka qenë e lehtë, kurse para jush janë vendime të vështira. SHBA-të kanë qenë dhe do të mbeten mbështetësit tuaj. Do të jemi me ju krah për krahu derisa t`i arrini qëllimet për siguri, prosperitet dhe mundësi në suaza të bashkësisë evropiane” – deklaroi Anxhela Ageler.

Dialogu strategjik SHBA – Maqedoni e Veriut ishte lansuar më 2 Qershor 2022 nga ana e Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani dhe Sekretarit Shtetëror amerikan, Entoni Blinken, me cka u hap një kapitull I ri në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

Në kuadër të këtij dialogu, sic njofton KlanM, MPJ-ja në bashkëpunim me institucionet kompetente përgatiti planin Aksional për realizimin e projketeve në fusha të ndryshme. Me miratimin e tyre në seancë qeveritare, të gjitha aktivitetet në kuadër të dialogut u bënë pjesë e programit të punës së Qeverisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share