“SHTETASJA E RMV-së ËSHTË KTHYER NË VEND”
Ministria e Jashtme ka njoftuar se një shtetase e RMV-së ka marrë lëndime të lehta gjatë rrëmujës së djeshme pas shpërthimit në Stamboll. Ajo është lënduar gjatë largimit nga vendi I shpërthimit, kur është krijuar një rrëmujë e njerëzve në tentativë të distancimit nga vendngjarja. Ministria e Jashtme njofton se pa probleme ajo tashmë është kthyer në vend.
Ministria e Jashtme njofton se 24 orë pas shpërthimit, deri tani nuk ka informacione për shtetas të vdekur ose të lënduar të RMV-së, duke shtuar se përfaqësitë e tyre mbeten në kontakt me institucionet e Turqisë, por edhe me qytetarë të shqetësuar dhe subjekte ekonomike që organizojnë udhëtime në Stamboll.
“Pas shpërthimit të djeshëm në Stamboll, MPJ-ja, përmes Konsulatës së Përgjithshme në Stamboll dhe Ambasadës në Ankara është në komunikim të vazhdueshëm me organet kompetente të Tuqrisë dhe me qytetarët e interesuar të vendit tonë. Për cdo informatë ose asistencë në dispozicion janë numrat e telefonit +905456149777 në Stamboll dhe +389 75273732 në Shkup“ – thonë nga MPJ-ja.
Pas shpërthimit të djeshëm në Taksim të Stambollit jetën e kanë humbur gjashtë persona kurse dhjetëra të tjerë janë lënduar.