“PUNOHET PËR EVAKUIMIN E TYRE”
Një familje tetë anëtarëshe, shtetas të Maqedonisë së Veriut, vazhdon të mbetet e bllokuar në Sudan ku për momentin ka zhvillime luftarake. Siç percjell KlanM komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, familja është në gjendje të mirë shëndetësore, kurse po punohet për evakuimin e tyre.
“Pas informatave për familjen tetë anëtarëshe, shtetas të RMV-së, që gjendet në rajonet e luftës në Sudan, MPJ-ja, përmes Ambasadës në Kajro menjëherë ka kontaktuar dhe ka marrë konfirmimin se të gjithë anëtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore. MPJ-ja përmes rrjetit diplomatik në rajon është në komunikim të përhershëm me kolegët e vendeve mike, ambasadat e të cilëve vazhdojnë të jenë active në territorin e Sudanit. Në vazhdë e sipër janë aktivitetet për të siguruar evakuimin e tyre dhe transferimin në lokacion të sigurt, nga ku më vonë të sigurohet transferimi bë vend” – thonë nga MPJ.
MPJ-ja, sic percjell KlanM, njofton se katër shtetasit tjerë të RMV-së, të cilët nga Sudani u larguan drejt Arabisë Saudite janë në vend të sigurt, në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të kthehen në vend.
MPJ-ja ka përsëritur thirrjet për shtetasit e RMV-së, nëse gjenden në territorin e Sudanit ta kontaktojnë Ambasadën e RMV-së në Kajro, Ambasadën në Abdu Dabi si dhe MPJ-në në SOS Telefonin.
AMBASADA E RMV – KAJRO
+201033615542, e-meil; [email protected],
AMBASADA E RMV – ABDU DABI
+971 56 441 7532, e-mail: [email protected]
MPJ – SOS TELEFONI
+ 389 75 273 732, e-mail: [email protected]