MPJ: I plagosuri në atentatin në Halkidiki në gjendje stabile

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate njoftoi se vijon të mbetet në komunikim me autoritete greke në lidhje me atentatin e nodhur një ditë më pare në Halkidiki, ku një person mbeti i varë ndërsa një tjetër i plagosur. Sipas MPJ  i plagosuri është gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Sipas informacioneve të marra nga Konsullata e Përgjithshme në Selanik, e cila është në komunikim të rregullt me spitalin ku ndodhet i plagosuri nga incidenti i djeshëm në Halkidiki, i plagosuri ndodhet në gjendje stabile dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrjeti diplomatik-konsullor i Maqedonisë së Veriut në Greqi është aktiv, përkundër njoftimeve të rregullta, është në dispozicion edhe për çdo nevojë të institucioneve tona. Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, në fushën e bashkëpunimit operativ menjëherë pas ngjarjes së djeshme, shërbimet e dy vendeve janë në komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbejnë informacione për të mirë të hetimit dhe zbardhjes së rast”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ndryshe, pas ngjarjes së një dite më parë, policia greke ka intensifikuar kontrollet në të gjitha pikat kufitare në tentim për të arrestuar atentaorët që sipas informacioneve paraprake kanë qenë dy persona./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share