Lidhur me spekulimet e paraqitura në opinion për gjoja dokumente të reja të përbashkëta midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, na lejoni të informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek nga afër procesin e formimit të Qeverisë teknike të Republikës së Bullgarisë dhe zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme, me ç’rast inkurajon fokusi i rëndësishëm që i kushtohet marrëdhënieve tona dypalëshe si një element i rëndësishëm edhe i qeverisë së re.
Të gjitha informacionet e shfaqura për rregullimin e brendshëm, mënyrën e organizimit, planet e veprimit dhe prioritetet e Qeverisë së re janë punë të brendshme të Republikës së Bullgarisë dhe nuk paraqesin rezultat të bisedimeve të ndërsjella.
Prandaj, duam të hedhim poshtë të gjitha pretendimet se po përgatiten detyrime të reja për dy vendet, përtej parimeve të dakorduara në Protokollin e përbashkët e të cilat nënkuptojnë: fillimisht, reciprocitet në kuadër të detyrimeve të marra; si dhe autonomi të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore.