MPJ e Maqedonisë: Tre shtetas të vendit tonë janë evakuuar nga Gaza

Gjatë 24 orëve të fundit, tre shtetas tanë, një nënë me dy fëmijë të cilët më parë me dëshirën e tyre kanë qëndruar në Gaza, janë evakuuar tani me kërkesë të tyre dhe me këtë rrumbullakohet numri i qytetarëve tanë të cilët kanë kontaktuar Përfaqësitë diplomatike-konsullore në Kajro dhe Tel Aviv për t’u ofruar atyre ndihmë gjatë evakuimit.

Pas strehimit të përkohshëm në Kajro, familja do të dërgohet në shtëpi.

Edhe një herë falënderojmë zyrën e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) për ndihmën e tyre në transferimin e shtetasve tanë nga kryeqyteti i Egjiptit, Kajro drejt Shkupit.

Kujtojmë kontaktet tona për paraqitjen e shtetasve tanë eventual në Gaza. Telefonat SOS të MPJ-së – 075/273-732 dhe 075/268-736, telefoni kujdestar i Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378 dhe telefoni kujdestar i Ambasadës në Kajro +201033615542” – thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share