MPJ e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër sulmin izraelit në Gaza

“Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmin në Gaza, që mori jetën e shumë njerëzve të pafajshëm teksa prisnin ushqim rreth maunave me ushqime humanitare.

Akti i tillë paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Bëjmë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare.

Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet, ndërsa civilët duhet të mbrohen me çdo kusht” – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share