MPJ e Maqedonisë apelon që të shmangen udhëtimet turistike apo të tjera në zonat e rrezikuara

Në lidhje me zjarret e mëdha që përfshinë Greqinë fqinje, sipas informacioneve të fundit nga përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë së Veriut në Greqi, deri më tash nuk është paraqitur asnjë shtetas i yni, që ndodhet në zonat e rrezikuara dhe as nuk është kërkuar ndihmë për evakuim.

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Greqisë. Mijëra turistë në ishullin Rodos ndodhen në një vend të sigurt, por tani për tani shtetësia e personave të evakuuar nuk mund të konfirmohet.

Ministria e Punëve të Jashtme apelon që të shmangen udhëtimet turistike apo të tjera në zonat e rrezikuara.

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë do të vendosë sot një “Help Desk” në orën 17:00, në Aeroportin ndërkombëtar të Rodosit për të lehtësuar bashkëpunimin me ambasadat e huaja dhe largimin në kohë të turistëve që kanë humbur dokumentet personale.

Për më shumë janë në dispozicion linjat telefonike të Ambasadës në Athinë +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik + 30 6987200410.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share