Ministria e Jashtme e RMV-së, përmes një komunikate ka dënuar ashpër sulmin kibernetik të 15 Korrikut 2022 kundër Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga ana e Republikës Islamike Iran.
“RMV-ja solidarizohet me Qeverinë e Shqipëriusë, përshëndet masat e ndërmarra dhe bën thirrje për përgjegjësi për kryerësit e ativiteteve të këtilla malinje destabilizuese, që cënojnë jo vetëm sigurinë kombëtare dhe sigurinë e Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare. Sulmet e këtilla destructive paraqesin shkelje flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare dhe përpjekje për minimin e sovranitetit të Shqipërisë si dhe kërcënim të drejtpërdrejtë të qytetarëve të saj dhe institucioneve” – thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Me qëllim të mbrojtjes së interesave tona, por edhe interesave të cdo vendi anëtar të NATO-s dhe aleatëve, sic thuhet në komunikatë, mbetemi të bashkuar në kuadër të Aleancës në përballje me të gjitha sfidat që cënojnë rendin dhe sigurinë ndërkombëtare. /KlanMacedonia/