DO T`I DËRGOHET NOTË FORMALE VERBALE MPJ-së BULLGARE
Ministria e Jashtme ka paralajmëruar notë formale verbale që do t`i dërgohet Ministrisë së Jashtme bullgare pas deklaratave të liderit të partisë “Ripërtrirja”, Kostadin Kostadinov, se hapja e klubit maqedonas “Nikola Vapcarov” në Bllagoevgrad paraqet tentim për provokime.
Sipas Kostadinovit, ky nuk do të jetë provokimi I vetëm, duke shtuar se marrëveshja RMV – Komisioni Evropian për FRONTEX-in është nënshkruar, sic thotë, në gjuhën e ashtuquajtur maqedonase që mund të bëhet zyrtare në BE. Kostadinovi ka paralajmëruar se libri për Nikola Vapcarovin ku ai definohet si bullgar, do të prezantohet në Parlamentin Evropian.
“Do të flasim për historinë bullgare – në Bruksel dhe Strazburg, që të jetë e artë; Maqedonia është bullgare” – ka thënë Kostadinov nga foltorja e parlamentit bullgar.
Ministria e Jashtme e RMV-së pret nga institucionet kompetente dhe përfaqësuesit politik në Bullgari që të dënohet kjo gjuhë e urrejtjes që në mënyrë të pakontestueshme përmban edhe pretendime territoriale.
“Jo vetëm që këto mesazhe janë në kundërshtim me frymën e Traktatit të Miqësisë ku në thelb është respekti i ndërsjelltë, por janë edhe mesazhe që nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe aleancës së përbashkët euro-atlantike” – thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të RMV-së./KlanMacedonia/