MPJ: Çifti bashkëshortor nga RMV-ja i bllokuar në Gazë!

JANË NË VËNË NË LISTË EVAKUIMI, PRITET MOMENTI I PËRSHTATSHËM

Një çift bashkëshortor nga Maqedonia e Veriut është i bllokuar në Gazë. Nga Ministria e Jashtme sigurojnë se ata janë të sigurtë të akomoduar në një spital të Gjysmëhënës së Kuqe dhe se janë vënë në listën zyrtare për evakuim, por priten kushte adekuate për largimin e tyre sidomos nga zhvillimet në terren që për momentin nuk mund të parashikohen.

“Njoftojmë se dy ambasadat e RMV-së në Kajro dhe Tel Aviv, janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit, me qëllim të evakuimit të dy shtetasve tanë, çiftit bashkëshortor, që gjenden në Gazë, saktësisht në qytetin Kan Junes, 12 kilometra nga vendkalimi kufitar Rafah” – thonë nga MPJ.

Nga Ministria e Jashtme thonë se vazhdojnë të punojnë për të identifkikuar dhe për të grumbulluar të dhëna për shtetas tjerë eventual të Maqedonisë së Veriut, që mund të jenë në Gazë, kurse kanë vënë në dispozicion SOS Telefonin e MPJ-së si dhe telefonat kujdestar të Ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

SOS TELEFONI MPJ 075/ 273- 732 dhe 075/268-736,

AMBASADA E RMV-së TEL AVIV +972-54-926-7378

AMBASADA E RMV-së KAJRO +201033615542

Lexo gjithashtu
Total
0
Share