MPJ-Bullgare përshëndet punën e komisionit për çështje historike

NJOFTOHET SE JANË ARRITUR DISA MARRËVESHJE

Përmes një komunikate për media Ministria e Punëve të Jashtme në Bullgari ka përshëndetur aktivitetet e deritanishme të Komisionit të Përbashkët për Çështje Arsimore dhe Historike ndërmjet Sofjes dhe Shkupit, të themeluar me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, raporton Klan M.

Më njoftim thuhet se komisioni ka arritur marrëveshje për vëllezërit e Shën Kiril dhe Metodi, Shën Kliment dhe Naumi dhe Car Samuelin.

Publikimi i propozimeve të vitit 2019, të miratuara nga qeveritë e të dyja vendeve, është një hap shumë i rëndësishëm drejt njohjes së publikut si në Bullgari ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rezultatet e punës së komisionit të përbashkët. Kështu, sipas mendimit tonë, krijohet baza e nevojshme për të vazhduar me zbatimin praktik të një marrëveshjeje tjetër shumë të rëndësishme nga protokolli, e ajo është – koordinimi i një kalendari festimesh të përbashkëta për periudhën 2022-2023 për pesë figurat e përbashkëta historike”, thonë nga MPJ-ja bullgare, njofton “BNR”.

Zv. ministri i Punëve të Jashtme, Kostadin Kojabashev, tha se ministria resore inkurajon komisionin që të vazhdojë përpjekjet e tij për të përfunduar shpejt punën e të gjitha

periudhave të asaj, siç thotë ai, është historia jonë e përbashkët.  Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut pati reagime të shumta pas publikimit të pakos së parë të rekomandimeve të arritura në mes historianëve nga Bullgaria dhe nga Maqedonia e Veriut  duke i quajtur si  “prerje të rrënjëve maqedonase dhe hapjen e procesit të bullgarizimit të Maqedonisë”.Në mesin e reagimeve ka edhe propozime që në kontestin në mes Sofjes dhe Shkupit të përfshihen edhe historianë nga rajoni dhe nga Evropa, në emër të fakteve historike, por pala bullgare deri më tani kategorikisht e hedh poshtë këtë mundësi, duke insistuar në interpretimin e saj të të kaluarës në këtë pjesë të Ballkanit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share