MPJ: Arritën në Maqedoninë e Veriut shtetasit që ndodheshin në zonën e tërmetit në Turqi

Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) njofton se nëntë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët ndodheshin në zonë të rrezikuar nga tërmeti në Turqi, mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Bëhet fjalë për tetë studentë dhe mentorin/mësuesin e tyre, të cilët qëndruan në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”.

“Sapo u identifikua grupi, në vendngjarje në rajonin e rrezikuar u dërgua diplomat nga ambasada në Ankara, me një automjet shtesë, për të ndihmuar në tërheqjen e grupit deri në nisjen e tij drejt vendit. Pas rehabilitimit fillestar mjekësor të dy personave që u diagnostikuan me lëndime, grupi u dërgua fillimisht në Ankara, e më pas në Stamboll, ku iu ofrua strehim, kujdes mjekësor shtesë dhe pushim.
Për momentin nuk ka asnjë informacion të ri nga Ambasada në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme në Stamboll për shtetas të tjerë të rrezikuar ose që kanë nevojë për ndihmë. Përfaqësitë tona mbeten të hapura për ndërhyrje të mundshme nëse lind nevoja”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Nga MPJ gjithashtu njoftojnë se përfaqësitë diplomatike në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll, si dhe në telefonin SOS të MPJ-së në Shkup 38975273732.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share