MPB: Vozit me kujdes! Shfrytëzo paisjet dimërore!

AKTIVITETE PREVENTIVE NË SHKUP

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Republikan për Siguri në Trafik, në Shkup kanë realizuar aktvietet në kuadër të fushatës dimërore “Shfrytëzoj pajisjet e dimrit” me qëllim të rikujtimit të vozitësve për obligimin ligjor për mbajtjen e detyrueshme të pajsijeve dimërore gjatë periudhës 15 Nëntor – 15 Mars, por edhe nevojës për kontrollin dimëror të automjeteve.

Shpejtësia t`u adaptohet kushteve të rrugës, të respektohet distanca mes automjeteve dhe në mënyrë obligative të mbahen pajisjet dimërore. Ishin këto disa nga mesazhet që u dhanë nga zyrtarët e MPB-së, me rastin e hyrjes në fuqi të obligimit për mbajtje të detyrueshme të pajsijeve dimërore gjatë periudhës 15 Nëntor – 15 Mars.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t`u përmbahen obligimit ligjor për të poseduar pajisjet dimërore, për shkak se në këtë mënyrë mundësojmë zhvillimin pandërprerë dhe të sigurtë të trafikut në kushte dimri. Posedimi I pajisjeve dimërore, para së gjithash, është për sigurinë tonë personale” – tha Toni Angelovski, MPB.

Ndryshe nga Këshilli Republikan për Siguri në Trafik thanë se sipas hulumtimeve është konstatuar se gjatë mjegullës së dendur, vozitësve u duhet 75% më tepër kohë që të vërejnë rreziqet, në kushte të reshjeve të shiut ulja e reagimeve të vozitësve shkon në 30%, kurse gjatë reshjeve të borës në 34%. Bëhet thirrje që të respektohet obligimi ligjor për pajisjet dimërore, me qëllim të sigurisë më të madhe në trafik. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share