MPB: Vdekja e adoleshentit si pasojë e rënies nga lartësia

“FTOHET NË BISEDË PROFESORESHA QË KISHTE SHKRUAR SE VDEKJA NË RRETHANA TË DYSHIMTA”

Obduksioni ka treguar se vdekja e adoleshentit nga Gjimnazi i Shkupit “Georgi Dimitrov” ka ardhur si pasojë e rënies nga lartësia – ka njoftuar MPB-ja, njofton KlanM.

 Rasti ka shkaktuar shumë reagime në opinion, por edhe spekulime në rrjetet sociale, ndër të cilat, se vdekja ka ardhë si pasojë e drogës që është futur në pijen e adoleshentit në një lokal. Por, kjo është përgënjeshtruar nga MPB-ja.

“Më 12.03.2023 në SPB-Shkup është denoncuar se para ndërtesës në rajonin e Qendrës është gjetur i vdekur J.T (18). Është kryer ekspertiza nga zyrtarët e policisë dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dërguar për obduksion, ku është konstatuar se ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga rënia nga lartësia” – thonë nga MPB.

Lajmin se adoleshentit në një lokal I është futur drogë në pije, sic percjell KlanM, nëpër rrjetet sociale e ka shpërndarë një profesore universitare. Ajo në Facebook kishte shkruar se një gjimnazist” ka vdekur nën rrethana të dyshimta. Më vonë, pas reagimeve të shumta, postimi ishte fshirë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, sic njofton KlanM, në Policinë e Shkupit është kryer bisedë zyrtare me profesoren universitare V.A, lidhur me pohimet për vdekjen e dyshimtë të gjimnazistit.

“V.A gjatë bisedës ka sqaruar se nuk ka informacione për këtë ngjarje, por se ka dëgjuar biseda nga fëmijët. Kur gazetarët përmes telefonit e kanë kontaktuar për temën, atëherë e ka kuptuar se ka bërë gabim dhe ka fshirë postimin” – thonë nga MPB.

Lidhur me këtë ngjarje, SPB – Shkup do ta njoftojë Prokurorinë Themelore Publike, për masa dhe aktivitete të mëtutjeshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share