MPB: Trafikimi i migrantëve – arrestohen 10 persona!

BASTISJE NË KUMANOVË, STRUMICË DHE KRATOVË

Njësia Kombëtare për shkatërimin e trafikimit të migrantëve dhe tregtisë me njerëz, në bashkëpunim me Departamentin për operacione speciale, policinë e Kumanovës, Shkupit, Strumicës dhe qendrat rajonale për çështje kufitare Jug dhe Lindje, nën udhëheqjen e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në suaza të hetimeve kriminale me pseudonimin “Isar”, sic percjell KlanM, ishte zbatuar një operacion i koordinuar policor për shkatërimin e grupit të organizuar kriminal që merrej me trafikim të migrantëve.

“Hetimet kriminale ndaj grupit të organizuar prej 17 anëtarëve, pjesë e kanalit ndërkombëtar për trafikim të migranëtve, zbatohej nga Korriku 2021 deri në Maj 2023. Ky grup kriminal në bazë të marrëveshjes paraprake me persona nga Serbia, Bullgaria, Hungaria dhe Maqedonia e Veriut, kanë organizuar trafikimin e migrantëve nga Greqia drejt Hungarisë dhe nga Bullgaria drejt Serbisë, me destinacion të fundit vendet e BE-së”  – tha Toni Angelovski, MPB.

Sipas MPB, sic percjell KlanM, hetimet kanë konstatuar se organizatori ka qenë një shtetas nga Iraku i cili ka koordinuar transportin e migrantëve, kurse pagesat janë bërë përmes transferit të shpejtë të parave përmes ndërmjetësve nga Turqia. Sipas MPB-së, cmimi i transportit për një person ka shkuar nga 2.000 deri 4.000 euro.

MPB-ja njofton se janë kryer bastisje në 11 objekte në rajonin e Kumanovës, Kratovës dhe Strumicës, kurse, sic njofton KlanM, nga liria janë privuar 10 persona, kurse tre persona – anëtarë të grupit kriminal tashmë vuajnë dënimet në Burgun e Shtipit, Idrizovës dhe në Hungari. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share