MPB: Të rreme alarmet e sotme për bomba në 7 shkolla të Shkupit

NË MËNGJES SHTATË SHKOLLA ISHIN EVAKUAR

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se denoncimet e sotme për bomba, për cka ishin evakuar shtatë shkolla në Shkup, janë të rrejshme. Javët e kaluara pati disa raste të këtilla të alarmeve të rrejshme për bomba të vendosura nëpër shkolla të Shkupit, për cka organet kompetente thanë se po punojnë për zbardhjen e tyre.

“Menjëherë pas denoncimeve, zyrtarët policor kanë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave, kurse më pas janë kryer kontrolle të detajuara nga ekipet e anti-terrorit ku është konstatuar se alarmet janë të rreme” – thonë nga MPB.

Në ora 09.30 në SPB-Shkup ishte denoncuar se në adresat elektronike të shtatë shkollave në Shkup janë dërguar kërcënime për mjete të vendosura shpërthyese.

Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, dje në një intervistë për MIA-n I pyetur nëse ka simbolikë se denoncimet për bomba ndodhin vetëm të mërkurë, të enjten dhe të premten, theksoi se jo vetëm se ndodhin në tri ditët e javës së punës, por ndodhin kur mësimin e ndjekin turni I njëjti me kuadrin e njëjtë arsimor.

Sipas Ministrit, qëllimi I alarmeve për bomba që ndodhin javëve të kaluara në disa shkolla të Shkupit, është që të ndikohet në momentin politik të vendit, kapacitetit të institucioneve dhe qytetarëve përmes shkaktimit të shqetësimeve dhe pasigurisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share