MPB: Sulmi në Kumanovë s’ka pasur elemente ndëretnike

NËNTË PERSONA PRIVOHEN NGA LIRIA

Policia e Kumanovës dje ka arrestuar nëntë persona të moshës 18 – 23 vjec që ishin implikuart në rastin e dhunës në Kumanovë, kurse në bisedë zyrtare në mënyrë plotësuese janë thirrur edhe tre të mitur.

Sic njoftoi MPB-ja, ata dyshohen se më 14 Nëntor në Rrugën “Karl Marks” në Kumanovë me mjete të forta ia kanë dëmtuar veturën 20 vjecarit me iniciale B.SH, I cili në tentativë për t`u arratisur kishte shkaktuar aksident trafiku duke goditur një veturë të parkuar.

“Policia e Kumanovës dje ka privuar nga liria R.I.(18), F.A.(19), А.D.(20), К.G.(18), А.Т.(18), А.V.(18), А.S (20), А.B.(23) dhe L.S.(19), të gjithë nga Kumanova dhe rrethina. Pas dokumentimit të rastit, kundër të gjithëve do të pasojnë kallëzime adekuate” – thonë nga MPB.

MPB-ja thotë se në këtë mosmarrëveshje nuk ka pasur elemente ndëretnike.

Paraprakisht për këtë rast ASH-ja akuzoi për sulm fizik në baza etnike duke u bërë thirrje institucioneve kompetente që t`i kapin dhe t`i dënojnë sulmuesit, sic u tha, të të rinjve shqiptarë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share