MPB: Sjellje agresive në kazino – procedura disiplinore për katër policë!

Departamenti për kontroll të brendshëm pranë MPB-së, ka dorëzuar kallëzim penal kundër zyrtarit policor me iniciale D.P, punonjës në Stacionin Policor në vendkalimin kufitar Deve Bair, për shkak të dyshimeve për veprën e kryer penale “dhunë” sipas nenit 386 të Kodit Penal dhe kallëzim për shkelje të konstatuar kundër rendit dhe qetësisë publike kundër N.D, gjithashtu, zyrtar policor në vendkalimin kufitar në Deve Bair, njofton KlanM.

Sipas MPB-së, më 04.11.2023 në një kazino në Kumanovë, D.P fizikisht ka sulmuar sigurimin e kazinosë dhe në mënyrë agresive është sjellë ndaj policëve nga Stacioni I Kumanovës. N.D, sic percjell KlanM, që kishte qenë bashkë me P.D, ka cënuar rendin dhe qetësinë publike dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj sigurimit.

Departamenti I policisë, hetimeve kriminalistike dhe standarde profesionale, kundër dy zyrtarëve policor ka dorëzuar propozimin për inicimin e procedurës për shkelje të rregullit të punës sipas nenit 210 të Marrëveshjes Kolektive të MPB-së. Derisa, sic njofton KlanM, për D.P është shqiptuar masa e largimit nga vendi i punës deri në vendimin e procedurës disiplinore.

MPB-ja njofton se gjatë masave për zbardhjen e rastit është konstatuar se gjatë intervenimit dy policët e Stacionit Policor të Kumanovës, D.K dhe F.M, nuk I kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme zyrtare kundër sigurimit në kazino dhe nuk kanë përgatitur raport për të.

Edhe për dy policët, sic percjell KlanM, është dorëzuar propozimi për inicidimin e procedurës për konstatimin e përgjegjësisë disiplinore konform nenit 210 të Marrëveshjes Kolektive në MPB. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share