MPB: Sigurimi i Gashit ka kërcënuar sigurimin ne aeroportin e Shkupit

Një incident ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit teksa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfrytëzuar Maqedoninë e Veriut si vend tranzit në udhëtimin e saj.

Sipas Ministrisë së Brendshme incidenti ka ndodhur gjatë kontrollit kufitar, gjegjësisht në momentin kur Presidentes Osmani i është kërkuar që telefonin ta kalonte përmes skanerit, ndërsa ka ndëhyrë një person nga sigurimi i saj dhe është konfrontuar me sigurimin e aeroportit.

Ndërsa gjyse ore më pas në këtë incident ka arritur edhe sigurimi i kryeparlamentarit Afrim Gashi i cili gjithashtu është konfrontuar me punonjësit e aeroportit.

“Sot (01.08.2024) rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja e Kosovës po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin e saj të kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore. Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentit. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare. Menjëherë është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe po merren masa për zbardhjen e rastit në koordinim me PTHP për QKK-në, pas së cilës do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thanë nga MPB pët Klan Maqedoni.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share