MPB-ja dje ka kryer aksion kontroll të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve, gjatë të cilit janë konstatuar 37 kundërvajtje në komunikacion, ndërsa katër automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.
Kontrollet në komunikacion për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim, bëri të ditur MPB-ja.