“MOS I JEPNI TË DHËNAT E BESUESHME PERSONALE”
Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale njofton se persona të panjohur përmes rrjeteve sociale ose përmes adresave të tyre private elektronike shënjestrojnë shfrytëzues nga Maqedonia e Veriut dhe dërgojnë linqe në ueb-faqet dhe shërbimet, përmes së cilëve premtojnë fitime të lehta me plotësimin e detyrave të caktuara që jepen në nivel ditor nga servisi apo aplikimi.
Sic pwrcjell KlanM njoftimin nga MPB-ja, mashtrimet kryhen në atë mënyrë që pasi personat të regjistrohen dhe lënë të dhënat e tyre personale, fitojnë profilin shfrytëzues ku mund të blejnë pako të caktuara varësisht mjeteve financiare që janë të gatshëm për t`I investuar përmes blerjes së pakove parapaguese në kriptovaluta.
Si rezultat I kësaj, sic njofton KlanM, MPB-ja thotë se janë shpeshtuar mashtrimet, ku qytetarët mbesin pa mijëra euro dhe kriptovaluta.
“Qytetarët këshillohen që t`u shmangen mashtrimeve të këtilla, para së gjithash, të jenë të kujdesshëm ndaj ofertave që premtojnë të ardhura joreale për një kohë të shkurtër. Gjatë komunikimit nuk duhet të jepen të dhënat e besueshme personale, fotografi nga dokumentet personale, kartelat bankare, si dhe fjalëkalime për një përdorim për aplikacione për çështje bankare përmes Internetit ose të dhëna tjera për autorizime të transaksioneve bankare”, deklaruan nga MPB.
MPB, sic njofton KlanM, bën thirrje që qytetarët dhe subjektet juridike të mos hapin linqe të dyshimta që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të mos bien pre e mashtrimeve të këtilla, kurse subjektet juridike të marrin masa adekuate për mbrojtjen e sistemit të tyre kompjuteristik nga softverë potencial malicioz konform procedurave të tyre interne për cyber-siguri./KlanMacedonia/