AKSIONI I POLICISË
MPB-ja njoftoi se gjatë ditës së sotme, gjatë një aksioni të koordinuar ka shkatërur një rrjet kriminal i involvuar në organizimin, furnizimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë aksionit janë arrestuar dhjetë persona.
Departamentet dhe njësitë kompetente policore pranë Byrosë për Siguri Publike kanë zbatuar një aksion të koordinuar policor në disa lokacione në vend, për të shkatëruar një grup të implikuar në tregtinë e jashtëligjshme me mjete narkotike, marijuanë.
Policia thotë se aksioni ka nis që nga Tetori 2023, kurse gjatë së shtunës janë arrestuar 10 persona. 4 në Gjevgjeli, tre në Strumicë, dy në Strugë dhe një në Demir Kapi.
“Janë kryer bastisje në katër lokalitete në Strumicë, Strugë, Gjevgjeli dhe Manastir dhe janë siguruar prova materiale, respektivisht para dhe sasi e madhe e drogës narkotike që ka origjinën nga një subjekt juridik të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë për kultivimin e bimëve aromatike dhe mjekuese për qëllime mjekësore” – thonë nga MPB-ja.
Sipas MPB-së, të privuarit nga liria do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake, droga e gjetur do të dërgohet për ekspertizë, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit do të inicohet kallëzim penal. /tvklan.mk/