Më 3 Prill njësitë policore të MPB-së kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë, në bazë të hetimeve disamujore ndërkombëtare dhe ekipeve të formuara hetimore nga Prokuroritë kundër krimit dhe korrupsionit të Shkupit dhe Tiranës, kanë zbatuar nëj aksion të koordinuar policor, duke kryer bastisje në shumë lokalitete të Shkupit, përcjell KlanM komunikatën e MPB-së.
MPB-ja njofton se gjatë aksionit katër persona janë privuar nga liria; A.M (51), D.Z (37), M.J (35) dhe D.J (39) të gjithë nga Shkupi. Sot Prokuroria ka ngritur kallëzim penal edhe kundër A.M (45) nga Prilepi.
Katër personat, sic thonë nga policia, janë pjesë e grupit të organizuar ndërkombëtar e involvuar në organizimin dhe transportin e kokainës për vendet e BE-së, të cilët gjatë Qershorit 2021, nga persona të panjohur nga Shqipëria janë furnizuar e mës pas kanë organizuar transferimin e 300 paketimeve prej 324.4 kilogram kokainë për Itali, me automjetin transportues “Daf”, me rimorkio, me targa të Shkupit, që drejtohej nga N.A.
Policia, siç percjell KlanM, njofton se më 03 Prill është zbatuar një aksion policor në lokalitete të Shkupit dhe Prilepit, ku janë gjetur celularë, sim kartela, një automjet dhe dokuemntacione.
Gjatë tentativave për ta privuar nga liria, siç percjell KlanM njoftimin e MPB-së, një nga personat R.T nuk e ka respektuar urdhërin policor dhe me makinë ka goditur automjetin policor dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për mjekim spitalor.