MPB: Shkatërohet grupi i implikuar në krime ekonomike dhe vepra kundër trashëgimisë kulturore

NGA LIRIA PRIVOHEN NËNTË PERSONA

Forcat speciale policore, kanë kryer bastisje tek 11 persona – 10 në Shkup dhe një në Tetovë, kurse po zbatohen bastisje edhe në 9 subjekte juridike në Shkup – njofton MPB-ja.

Nëntë persona janë privuar nga liria, kurse po gjurmohen dy të tjerë. Gjatë bastisjeve janë konfiskuar dokumentacione, celularë, SIM kartela, USB-ja, dy revole, municione dhe para në valuta të ndryshme.

Departamenti për hetime financiare në Sektorin për Hetime Kriminalistike pas bastisjeve dhe në bazë të dëshmive materilae ka dorëzuar kallëzim penal kundër 11 personave të moshës 31 deri 64 vjec, 10 nga Shkupi dhe një nga Tetova.

“I dyshuari i parë M.L në cilësinë e personit zyrtar, Kryetar i Këshillit të Drejtorëve në SHA për ndërtim dhe ekonomizimin me hapësirë banesore dhe afariste, gjatë tetorit 2022 deri në shtator 2023, me anëtarët e bashkimit kriminal, ka kryer rrënimin e jashtëligjshëm respektivisht shkatërimin e objektit autentik Hotelit “Shar An”, që si pjesë e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, me Ligj është shpallur për trashëgimi kulturore”, thonë nga MPB.

MPB-ja thotë se me këto aktivitete të jashtëligjshme shtetit i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme lidhur me trashëgiminë kulturore, në vlerë prej 180.000.000 denarë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share