MPB-ja ka shpall fletarrest ndërkombëtar për Sheval Muaremin, sic thuhet, udhëheqësin e grupit kriminal “Duqanxhik” në Gërçec. Fletarresti ndërkombëtar është publikuar në ueb-faqen e MPB-së.
Me fletëarrest ndërkombëtar kërkohet edhe Mehmed Dalipi, Muhamed Çajani, Sefedin Sulejmani, Shakir Bajrami, Driton Ibishi, Shkuri Asani, dhe Besim Asani.
Para Qeverisë teknike, në janar, Ministri i atëhershëm i Brendshëm, Oliver Spasovski, në press-konferencën e fundit të mandatit të tij njoftoi se policia ka kryer një aksion të madh në disa lokalitet, ku janë arrestuar 6 persona në Maqedoninë e Veriut dhe një në Spanjë për shkak të drogës dhe vrasjeve, që lidhen me grupin kriminal të Muaremit.
Spasovski në press-konferencën e njëjtë, njoftoi se persona nga institucionet, gjykatat dhe prokuroritë kanë dhënë informata për kriminelët, duke shtuar se opinioni do të habitej kur të kuptojë se kush ka bashkëpunuar me ta.
Sheval Muaremi mbetet i pakapshëm për organet e ndjekjes, kurse sipas informatave të pakonfirmuara ka qëndruar në Spanjë pas cka është larguar për në Dubai.