VRASJA MAKABRE NË PRILEP
MPB-ja njofton se ka zbardhur vrasjen e 14-vjecarit në Prilep. Sipas një komunikate në orën 04.00 të mëngjesit Policia e Prilepit ka privuar nga liria një të mitur dhe 21-vjecarin me iniciale V.T nga fshati Senokos, për shkak të dyshimit për veprën e kryer penale “vrasje”.
Pas bisedës zyrtare, policia njofton se i mituri ka pranuar vrasjen.
“Zyrtarë policor të SPB-Prilep bashkë me prokurorin publik kanë kryer ekspertizë në vendin e krimit, kurse me urdhër gjyqësor është kryer bastisje edhe në shtëpinë e të miturit në f.Senokos, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjësende me të cilët është kryer vepra penale” – thonë nga MPB.
Mbrëmë në orën 19.37 në Policinë e Prilepit është denocuar se në bulevardin “Goce Dellcev” është gjetur një person me lëndime, pas cka është transferuar në Spitalin e Qytetit të Prilepit, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.
Njoftohet se inicidentit tragjik I ka parapri një përplasje fizike të një grupi më të madh të të rinjve. Incidenti ka ndodhur para një ndërtese në Prilep, kur viktima kishte bërë përpjekje të arratiset nga grupi, por ka rënë në hyrje të Çarshisë së Prilepit dhe është goditur me thikë për vdekje nga grupi që po e ndiqte. /tvklan.mk/