Gjatë ditës së sotme, policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë së Veriut, në Kosovë, kanë privuar nga liria 38 – vjeçarin, Alil Demiri – njofton MPB-ja.
Arrestimi, sic thonë nga MPB-ja, është bërë në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të MPB-së, i kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, për veprën e kryer penale “Terrorizëm” sipas nenit 394 të Kodit Penal, lidhur me vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni I Smillkovës. Demiri, sic njofton MPB-ja, sipas njoftimeve të policisë së Kosovës, do të paraqitet para gjykatësit kompetent. /KlanMacedonia/