MPB: Polici i ka hedhur dokumentet sekrete në mbeturina (VIDEO)

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe të Rënda, ka bërë kallëzim penal kundër Z.N., punonjës policie në Krushevë, për shkak të ekzistimit të të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “konfiskimi ose asgjësimi i vulës apo dokumentit zyrtar”, i dënueshëm me nenin 390 të Kodit Penal.

“Më datë 20.02.2024 në garazhin e DPB Krushevë, ku janë ruajtur materiale zyrtare, mes tyre dhe dokumente me klasifikim të caktuar dhe i ka gjuajtur në automjetin e NP “Komuna”, e cila në atë moment ka qenë duke bërë tërheqjen e rregullt të mbeturinave, me çka ka shkatërruar një pjesë të librave që i takojnë organit shtetëror DPB Krushevë. Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale për të denoncuarin ka parashtruar dhe propozim për realizimin e procedurës për shkeljen e rendit të punës dhe disiplinës dhe ka shqiptuar masë të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri te përfundimi i procedurë disiplinore”, thuhet në njoftim.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share