MPB: Një person i mitur mes të humburve në lumin Lepenc

Njëri nga katër anëtarët e familjes Pacolli nga Prishtina, që u aksidentuan në rrugën Shkup – Bllacë, pas çka vetura e tyre ra në rrjedhën e lumit Lepenc, sipas MPB-së është i mitur 16 vjeçar, informon KlanM.

20 vjeçari Shkëqim Pacolli arriti të shpëtojë mrekullisht duke u hedhur nga vetura, ndërsa kërkimet për tre anëtarët tjerë vazhdojnë ende.

Ndërkaq, MPB e Maqedonisë ka njoftuar se ka arrestuar shoferin 64 vjeçar të automjetit tjetër, që sipas dëshmive është përplasur me automjetin nga Kosova. Ai është nga Shkupi dhe do të mbahet me urdhër të prokurorisë derisa të zbardhet ngjarja.

“Me datë 17.06.2023 rreth orës 15:20 është raportuar se në rrugën Shkup – VK Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku, me të cilin janë përfshirë automjeti i pasagjerëve ‘Volkswagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc. Në mjetin tip BMW, sipas kallëzimit, përveç drejtuesit të mjetit ndodheshin edhe tre pasagjerë M.P (48), Sh.P (21) dhe një i mitur 16-vjeçar. Pas aksidentit pasagjeri Sh.P është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar në spitalin ‘8 Shtatori’, ku mjeku i ka konstatuar lëndime trupore, ndërsa tre personat e tjerë janë në kërkim nga ekipet e Departamentit të Operacioneve Speciale të Policisë. Prokurori publik dhe ekipi nga SPB Shkup kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik drejtuesi i mjetit ‘Volkswagen Touran’ B.B hiqet liria dhe ndalohet për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share