PRITJA PËR DOKUMENTE
Kjo është atomsofera që sot pamë në Stacionin Policor “Prolet”, e cila shërben si pikë për ndërrimin e dokumenteve personale. Nervoza dhe mllefi i qytetarëve nga pritjet e gjata, shprehet edhe në prezencë të policëve.
“Nga nesër aplikimi për nxjerrjen e dokumenteve personale këtu në stacionin policor në Prolet do të fillojë të funksionoj me termin. Qytetarët të cilët po presin këtu, thonë që presin dy deri në tre orë, mandej ndjehen mjaftë të nervozuar me pritjet e gjata”.
“Presim nga mëngjesi”.
“Dëgjo nuk kemi mbauar punë as nuk do të mbarojmë kjo është hera e pestë që vijmë, ashtu siç vijm edhe shkojm nuk ka shance tani këtu punojnë deri në ora 14:00, 14:30 dhe mybllet andaj ska shance”.
Ndërkaq pas datës 12 shkurt të këtij vitit, dokumentet personale të cilat nuk mbajnë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të vlejnë pamvarësisht nëse ende kanë afat. Nga ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar vazhdimisht se qytetarët të cilët nuk kanë nevojë për të udhëtuar së shpejti, nuk duhet të nxitojnë për të marrë pasaportë ose dokument tjetër që u nevojiten për udhëtim, pasi nuk do të ketë dënime. /tvklan.mk/