MPB: Në vend kalimin kufitar Tabanovcë në hyrje të shtetit kapet drogë me vlerë 15 mijë euro

Me datë 26.06.2022 në periudhën nga ora 00:30 deri në ora 03:00 nga zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Njësiti për Tregti Ilegale të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Njësisë për Trafikim Ilegal të Drogave në SPB Kumanovë, në bashkëpunim me ekipin mobil në Drejtorinë doganore, në vendkalimin kufitar “Tabanovc” në hyrje të shtetit kanë  privuar nga liria  A.G.(40), T.D. (39), të dy nga Shkupi dhe A.B. (36) nga Tetova, transmeton KlanM

Gjegjësisht, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet të pasagjerëve “BMW” me targa kombëtare holandeze, i drejtuar nga T.D., në të cilin pasagjerë ishin A.G. dhe A.B.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur tre pako me gjithsej 204 gram kokainë, të destinuara për shitje rrugore ku kapte vlerën rreth 15 mijë euro, 1 pako hashash, tre pako marihuanë dhe përzierje duhan me hashash. Personat janë ndaluar në  stacionin policor në SPB Kumanovë dhe në koordinim me Prokurorin Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share