MPB jep detaje të reja me ngjarjen e djeshme në Shkup ku u gjetën të droguar katër të mitur. Nga MPB thonë se është arrestuar 40 vjeçari në shtëpinë e të cilit në Shkup u gjetën katër të mitur të droguar
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje zyrtarë policorë nga SPB Shkup, pas një ankese për prishje të rendit dhe qetësisë publike, kanë konstatuar se në shtëpinë e 40-vjeçarit D. Gj. ishin katër të mitur, dy prej të cilëve ishin pa ndjenja nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikotrope.
Eshtë raportuar se në Shkup, në oborrin e shtëpisë në pronësi të D.Gj (40) nga Shkupi, është sulmuar fizikisht me sende të forta. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup, ku kanë konstatuar katër të mitur, dy prej të cilëve pa ndjenja dhe kanë konsumuar alkool dhe substanca psikotrope, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë gjetur mbetjet e gjërat e konsumuara, për të cilat do të kryhet ekspertizë shtesë për përcaktimin e përmbajtjes së tyre. Në orën 16:00, punonjësit e policisë i kanë hequr lirinë D.Gj”,
Nga MPB njoftojnë se të miturit janë transportuar me autoambulancë në Klinikën e Toksikologjisë pranë Kompleksit Klinikë “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht u raportua se katër të miturit, të cilët dje janë gjetur në një banesë në Shkup pa ndjenja dhe me lëndime trupore, sot janë në gjendje më të mire shëndetësore.
Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev, njoftoi se në të gjithë është vërtetuar prania e substancave psikoaktive dhe nuk është vërtetuar prania e alkoolit. /tvklan.mk