OPERACIONI I PËRBASHKËT MPB, POLICIA GREKE, DEA DHE SELEK
MPB-ja thotë se në bashkëpunim dhe me hetime të përbashkëta ndërkombëtare me autoritetet kundër trafikut të drogës në Selanik – Greqi, DEA-n amerikane dhe Qendrën për zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore – SELEK, gjatë ditës së djeshme me sukses është realizuar një operacion I përbashkët kundër trafikut me kokainë, ku në Selanik janë konfiskuar 161 kilogram kokain, njofton KlanM.
Nga MPB-ja thonë se aksioni I djeshëm është vazhdimi i operacioneve nga 08 dhe 09 Maji, kur në Selanik ishin konfiskuar 105 kilogram kokain dhe ishin arrestuar 10 persona në Greqi, prej tyre, sic percjell KlanM, shtatë shtetas grek dhe 3 shtetas të Shqipërisë, derisa në Maqedoninë e Veriut ishin arrestuar 4 persona që për momentin janë të paraburgosur në burgun hetues në Shkup.
MPB-ja thotë se gjatë kontrollit të personave dhe firmave që ishin të implikuar në rastin e parë, sic percjell KlanM, ishte konstatuar se të privuarit nga liria kanë porositur dhe organizuar sasinë e dytë të kokainës nga Ekuadori.
“Më 02 Qershor, zyrtarë policor nga Departamenti për polici kriminale, sekori për tregti të jashtëligjshme me drogë bashkë me kolegët grekë të portit të Selanikut kanë ndërmarrë aktivitete të përbashkëta për zbulimin dhe nxjerrjen e kokainës prej 100 paketimeve, respektivisht në çdo kontejner janë gjetur nga 50 paketime me kokain, me peshë të përgjithshme – 161 kilogram. Kokaina ishte gjetur në bunker special” – tha Suzana Pranjiq Talevska – zëdhënëse e MPB-së.
Departamenti i krim-policisë, sic thonë nga MPB-ja, gjatë javës së ardhshme do të dorëzojë raport në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korruspionit.