MPB: Ndërpritet një kanal ndërkombëtar droge me vlerë 300.000 euro (VIDEO)

TRANSPORTI NGA SHQIPËRIA ME DESTINACION TË FUNDIT NË GREQI

MPB-ja njofton se gjatë së Martës në Rajonin e Prilepit, gjatë një aksioni të ekipeve policore kundër tregtisë së jashtëligjshme me mjete narkotike, Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat’ dhe Policisë së Manastirit dhe Prilepit, është kryer një aksion anti-drogë, me cka, sic thonë nga MPB-ja, është ndërprerë një kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga Shqipëria, përmes vendit tonë, me destinacion të fundit – Greqinë, përcjellë KlanMacedonia.

Gjatë aksionit janë konfiskuar 86 kg marijuanë me vlerë rreth 300.000 euro, kurse një person është privuar nga liria.

“Në orët e mëngjesit në rrugën rajonale Manastir-Prilep në hyrje të Prilepit, nga policët e trafikut është dhënë urdhëri për ndalimin e automjetit “Audi A4” me targa të Ohrit. Por automjeti nuk është ndalur dhe ka dëmtuar dy vetura zyrtare të MPB-së. Në dalje të Prilepit është gjetur automjeti, kurse A.G (23) nga Ohri, që drejtonte makinën, është privuar nga liria në momentin kur ka hedhur katër valixhe afër rrugës. Në shtëpinë e të arrestuarit janë gjetur edhe 17 plumba të kalibrave të ndryshëm” – tha Suzana Pranjiq Talevska, zëdhënëse e MPB-së.

Sic njofton MPB-ja, Policia e Prilepit do të dorëzojë kallëzim penal kundër A.G për veprën e kryer sipas Nenit 215 për “prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope”, por edhe për shkak të sulmit ndaj personit zyrtar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share