MPB: Ndërpritet kanali ndërkombëtar për tregtinë e paligjshme të drogave sintetike

Departamenti për goditjen e krimit të organizuar dhe serioz, Departamenti për hetime kriminalistike, Njësia për trafikimin e paligjshëm të drogave prej kohësh po kryejnë hetime në lidhje me tregtinë e paligjshme të drogave sintetike të cilat dilerët në vendin tonë i blejnë nëpërmjet përdorimit të platformës së internetit “Darknet”. Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer policor ndërkombëtar me Shërbimin Federal Doganor Gjerman CKA dhe BKA gjermane, si dhe bashkëpunimin e përsosur me Administratën Doganore të RMV-së, me mbështetjen e “IPA 2019 – goditjae krimit serioz në Ballkanin Perëndimor” ka realizuar një rast të tregtisë së paligjshme të amfetaminës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Përkatësisht, përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të DGKOS – NJTPD me CKA dhe BKA nga RF Gjermania dhe në mes të Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe Prokurorisë Publike nga Frankfurt – RF Gjermani, janë marrë njohuri për dërgesat postare me drogë narkotike që mbërrijnë në vendin tonë për të cilat ekziston dyshimi se janë porositur dhe paguar në mënyrë të vazhdueshme përmes “Darknet”-it me kriptovaluta. Duke bërë këtë, DGKOS me Departamentin për Krimin Kompjuterik dhe Forenzikën Digjitale, në një operacion të përbashkët të sinkronizuar dhe të koordinuar me partnerët gjermanë, Drejtorinë e doganave dhe policinë kufitare, me datë 15.09.2022 ka arrestuar dy persona nga Shkupi, të cilët në periudhën e kaluar kanë porositur amfetaminë dhe lloje të tjera të drogave sintetike që kanë mbërritur të fshehura në lloje të ndryshme të dërgesave postare. Gjatë bastisjeve në shtëpitë e dy personave me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, përveç dërgesës postare me amfetamin, DGKOS – NJTPD ka gjetur edhe sasi të caktuara të marihuanës, një pistoletë me gaz dhe pajisje kompjuterike, për të cilat dyshohet se janë përdorur për porosi droge. Në koordinim me PTHP Shkup, sot do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “Trafikim i paligjshëm me narkotikë, substanca psikoaktive dhe prekursorë”, nga neni 215 i Kodit Penal.

DGKOS – NJTPD vazhdon luftën kundër formave të organizuara të tregtisë së paligjshme të drogës në bashkëpunim me të gjithë faktorët e huaj dhe Prokuroritë Publike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share