KONFISKOHET 100 KG MARIJUANË ME VLERË RRETH 300.000 EURO
Gjatë ditës së djeshme, 5 Prill 2023, zyrtarë policor të Departamentit për siguri në trafikun rrugor Negotinë në koordinim me policinë e Velesit dhe departamentet policore kundër tregtisë së jashtëligjshme me mjete narkotike, kanë privuar nga liria 37-vjeçarin B.A nga f.Bukoviq, 21-vjeçarin M.A nga f.Kopanicë dhe 18-vjeçarin N.A nga Bukoviqi – të gjithë të Komunës së Sarajit, përcjell KlanM, komunikatwn e MPB-së.
Policia njofton se gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa të Shkupit që drejtohej nga B.A janë gjetur katër valixhe me rreth 100 kilogram marijuanë e cilësisë së lartë me vlerë rreth 300.000 euro.
MPB, sic percjell KlanM, supozon se marijuana rrjedh nga fabrika për prodhim të vajit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe nëse shitej në “tregun e zi” çmimi do të mbërrinte 600.000 euro.
“Rreth orës 20.00 në Negotinë, policia kishte dhënë urdhër për ndalimin e makinës “shkoda oktavia” me targa të Shkupit, por automjeti nuk është ndaluar, kurse menjëherë është ndalur edhe automjeti “Mercedes”. Vozitësi B.A ka tentuar të arratiset, por është kapur. Më pas është gjetur dhe ndaluar automjeti “Shkoda oktavia” që kishte rolin e pararojës. Me urdhër të gjykatës janë kryer bastisje në shtëpitë e të ndaluarve, ku tek M.A janë gjetur dy revole pa leje” – tha Suzana Prajniq Talevska.
MPB-ja njofton se policë nga Departamenti për polici kriminale me përfaqësues të Komisionit për vlerësimin e plotësimit të kushteve për marrjen e lejes për kultivimin e kanabisit pranë Ministrisë së Shëndetësisë, do të kryejnë kontrolle të jashëtzakonshme në fabrikat për prodhimin e vajit të kanabisit në rrethin e Negotinës dhe Kavadarit. /KlanMacedonia/