Policët nga Stacioni Policor i Kalimit Kufitar Bllacë dje rreth orës 16:30 në rrugën “Jadranska Magistra” në Shkup, kanë privuar nga liria N.H.(49) nga Kosova, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “kontrabandë”.
Gjatë kontrollit në kamionin “Reno” me targa kombëtare të Kosovës, të cilin ai e drejtonte, iu gjet mall për të cilin nuk kishte dëshmi të origjinës, pra nuk posedonte dokument zyrtar të vërtetuar. Automjeti dhe malli janë sekuestruar për procedim të mëtejshëm, ndërsa personi është ndaluar në Stacionin Policor Çair, thonë nga MPB.