MPB ka dalur me njoftim të rëndësishëm për udhëtarët e autobusit që u dogj sot në afërsi të Strazhës, përcjell KlanM
“Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë i njofton qytetarët-udhëtarët të cilët sot (01-shtator) janë transportuar me autobusin i cili ka marrë flakë në afërsi të lokalitetit Strazhë dhe të cilit kanë humbur, dëmtuar ose djegur gjësendet personale, të lajmërohen në Stacionin më të afërt të policisë. Udhëzohen gjithashtu qytetarët, nëse kanë vërejtje për sjelljen e një punonjësi policie i cili në atë moment ka siguruar vendin e zjarrit ose ka marrë pjesë në hetim, të paraqesin ankesë në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, standarde profesionale dhe hetime penale me qëllim që të meren masat adekuate”, thuhet në njoftimin e SPB në Tetovë./KlanMacedonia