MPB me kallëzim penal për vjedhje ndaj dy personave, kapen duke prerë dru pa leje

MPB njofton se policia e Koçanit ka dorëziar kallëzim penal ndaj një kompanie dhe J.D. (40) dhe R.D. (43), të dy nga Probishtipi për vjedhje të druve për zjarr. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “vjedhje”.

“Të raportuarit, si të punësuar në subjektin juridik më datë 01.10.2022 në vendin e quajtur “Babini Gradini” në Pyje, Njësia Ekonomike “Zletovska Reka – Ponikva”, gjatë një kontrolli aksionar të punonjësve policorë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, janë gjetur duke prerë dru zjarri pa poseduar dokumentacion përkatës të lëshuar nga organi kompetent”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share